Aktualitet

Aksident tragjik në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare (VIDEO e përplasjes)

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. 

25 Korrik 2023, 10:34 Nga A.B
Aksident tragjik në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare
Adriana Mina

SHBA- Adrijana Mina, me origjinë shqiptare është viktima e aksidentit që ndodhi të premten në mëngjes në ëaterbury. Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. 

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin qënë videon më sipër është në ngjyrë të bardhë.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten. Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në ëaterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. 

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në ëaterbury./Dosja.al

adrijana mina vdes shqiptarja ne shba

Sondazh

Poll