Aktualitet

Motra e Saimir Sulës proteston në Luksemburg, thirrje Ramës: Duhet të ulemi dhe të flasim

Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër, po proteston në Luksemburg.

25 Korrik 2023, 10:27 Nga m.s
Motra e Saimir Sulës proteston në Luksemburg, thirrje Ramës:
Majlinda Sula ne proteste

LUKSEMBURG- Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër, po proteston në Luksemburg.

Majlinda kishte një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa apelon për të folur. "Z. Edi Rama, ne duhet të ulemi dhe të flasim", tha ajo. Sikundër kishte paralajmëruar se do të përshkallëzonte protestat, ajo bën thirrje për drejtësi.

Në 15 korrik u soll në atdhe zemra e të ndjerit Saimir Sula, cili erdhi i pajetë nga Spanja në vendin tonë në vitin 2020. Pas kërkesës së motrës së tij Majlinda Sula për kthimin e zemrës së vëllait të ndjerë Saimir Sula, nga Barcelona, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit Saimir Sula në datën 15 korrik 2023, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Majlinda Sula ka rrëfyer se në 9 maj të vitit 2020, teksa jetonte në Barcelonë, Spanjë, kishte shoqëruar vëllain e saj, Saimir Sula, përdorues të lëndëve narkotike, në spitalin “Del Mar” pas dyshimeve për Covid-19. Të nesërmen, teksa një infermiere i kishte thënë në telefon se do t’i bënin një kontroll mushkërish, vëllai i ka thënë në telefon duke qarë “Majlinda këtu po më marrin shpirtin, i thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes”.

Ajo ka mësuar të nesërmen se vëllai ishte negativ në testin e Covid-19, dhe duke pasur parasysh faktin se vëllai mjekohej me anti-psikotikë dhe kishte frikë nga njerëzit, ka kërkuar ta merrte në shtëpi. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë ajo është telefonuar nga spitali, ku i kanë thënë se vëllait i ka pushuar zemra.

Pas dyshimeve për neglizhencë mjekësore, motra ka kërkuar autopsi për vëllain në Barcelonë. Të njëjtën gjë, ajo e ka kërkuar edhe në Shqipëri, ku Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konstatuar se në trupin e të ndjerit mungonte zemra.

majlinda sula saimir sula

Sondazh

Poll