Aktualitet

Racisti fashist bën bashkë italianët dhe shqiptarët, videot me gjuhë urrejtje ndezin reagimet, DISS edhe me këngë

Deklaratat raciste të italianit janë pësuar me reagime të shumta online.

25 Korrik 2023, 10:17 Nga A.B
Racisti fashist bën bashkë italianët dhe shqiptarët, videot
Garbo

TIRANË-Disa video të Garbo në platformën Tik Tok kanë bërë bashkë kundër tij, shqiptarët dhe italianët në rrjetin sociale. 'Garboofficial', i cili prej disa kohësh ka dalë kundër shqiptarëve që jetojnë në Itali, thotë se ata nuk janë të edukuar, se nuk arrijnë të përshtaten me shoqërinë italiane, ndërsa më tej thotë se ata nuk përshtaten dot me shoqërinë e tyre. 

"Nuk dua të përgjithësoj popullin shqiptar. Por, për fat të keq, kur statistikat kanë treguar se këto zotërinj nuk arrijnë që të integrohen në shoqërinë tonë është një problem që duhet parë menjëherë'- thotë Garbo.

Ai merr shembullin e 55-vjeçarit shqiptar, Haxhi Collaku, i cili u vra nga karabinieri italian pasi përplasi me makinë kolegun e tij.  'Garboofficial' merr shembullin e Rumanisë, e cila është anëtare e BE-së. Ai thotë se qytetarët e saj kanë ditur sesi të përshtaten me shtetet e tjera. 

'Si ka mundësi që Rumania u fut në BE? Si ka mundësi që shtetet e tjera janë futur në BE? Se është kuptuar se mund t'i besohet këtyre personave. Kujtohuni se keni një leje qëndrimi. Duke grumbulluar probleme dhe denoncime nuk jeni të besuesshëm' 'Shqiptarët janë një minoranë në Itali, ku po shkoni? Mundohuni të silleni sa më të edukuar dhe me disiplinë'- thotë në fund ai. 

 

Por kaq ka mjaftuar që në Tik Tok, përveç shqiptarëve edhe italianët ti dalin kundër. Reagimet kanë kulmuar nga një këngë e prodhuar nga Loris dhe Emanuel. 

Ja disa nga reagimet:

@fiorellans

Scusate ma devo tornare ????????????????

♬ πρωτότυπος ήχος - Free Mc's

 

E sikur të mos mjaftonte racizmi i treguar për shqiptarët, Garbo diskriminon edhe vende të tjera, si Kinën. Ja reagimi i një qytetari:

Pas diskriminimit online, Loris dhe Emanuel, kanë krijuar një këngë për shqiptarët që jetojnë në Itali. Kënga ka marrë shumë pëlqime dhe reagime, pasi është një formë e përgjigjes ndaj akuzave dhe diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve./Dosja.al

@loris.music

LORIS x EMANUEL - SONO ALBANESE ???????? Una canzone per l’Albania scritta col cuore, allegra e ironica ma con tanto orgoglio e verità ???? Mamma e Papà Albanese, questa la dedico a voi ♥️

♬ SONO ALBANESE - LORIS????

shqiptaret ne itali garbooficial

Sondazh

Poll