Aktualitet

Aksident në Korçë, dëmtohet drejtuesi i mjetit 'Ford'

Personi me inicialet O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

25 Korrik 2023, 09:48 Nga A.B
Aksident në Korçë, dëmtohet drejtuesi i mjetit
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig. Personi me inicialet O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll