Aktualitet

Grabitet banesa e një gruaje në Laknas, tre autorët i marrin lekët dhe florinjtë

Ngjarja ka ndodhur sot, në lagjen "Lura"

25 Korrik 2023, 09:26 Nga m.s
Grabitet banesa e një gruaje në Laknas, tre autorët i marrin
policia Tirane

TIRANE- Banesa e një gruaje në Laknas, ka rënë pre e një vjedhje. Tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 mijë lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur sot, në lagjen "Lura". Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi nga policia 

Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen "Lura", dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

grabitje tirane

Sondazh

Poll