Aktualitet

4 ditë mes flakëve! Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë

Ditën e djeshme, flakët rrezikuan dhe 4 banesa

25 Korrik 2023, 07:28 Nga A.B
4 ditë mes flakëve! Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën
Zjarri

VLORË- Prej 4 ditësh, në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vijon të ketë vatra aktive zjarri në sipërfaqe mjaft të mëdha. Ndonëse nuk ka përmasat e ditës së parë, zona vijon të jetë e përfshirë nga flakët.

Ditën e djeshme, flakët rrezikuan dhe 4 banesa por fatmirësisht u shpëtuan nga ndërhyrja e zjarrfikëseve. Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, u nisën drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve, por mesa duket zjarri është riaktivizuar.

“8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë”, u tha në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/Dosja.al

zjarret ne shqiperi zjarr ne vlore

Sondazh

Poll