265 mln euro fitim! Kapen 5 ton kokainë të fshehur në banane, po kalonte ndërmjet portit të Malagës. 5 shqiptarë në pranga
Kokaina e kapur SPANJË- Policia Kombëtare ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5000 kilogramë ...
Edmond Leka bëri me dije se në vendngjarje ndodhen fadroma dhe kamionë, të cilët janë duke punuar për pastrimin e zonës.
VLORË- Vazhdon zjarri tek vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë. Drejtori i shërbimeve publike të bashkisë Vlorë, Edmond Leka, në një intervistë për "News24" u shpreh se organet kompetente kanë nisur hetimin për shkakun e zjarreve, teksa dyshohet si i qëllimshëm.
Ai bëri me dije se në vendngjarje ndodhen fadroma dhe kamionë, të cilët janë duke punuar për pastrimin e zonës.
“Sot është dita e tretë e zjarreve, më e keqe ishte ajo e djeshme. Janë katër fadromë të mëdhenj që janë duke punuar dhe 40 kamionë. Ka filluar hetimi nga organet kompetente për shkakun e zjarrit. Ka rreth 6 vite kjo situatë, por kohët e fundit është bërë më shqetësuese. Kjo zonë është e rrezikshme. Në lidhje me zjarrin, dyshohet se është i qëllimshëm,”- u shpreh drejtori i shërbimeve në bashkinë e qytetit, Edmond Leka.
Tymi i mbetjeve mbuloi dje qytetin bregdetar. Banorët e zonës u ankuan se nuk po merrej asnjë masë për fikjen e flakëve, që po përhapeshin me shpejtësi.
Në orët e pasdites së djeshme, flakët rrezikuan dhe 4 banesa por fatmirësisht u shpëtuan nga ndërhyrja e zjarrfikëseve. Që prej datës 2 korrik fusha e mbetjeve i kaloi në menaxhim Bashkisë së qytetit.
Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit, në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.
Kokaina e kapur SPANJË- Policia Kombëtare ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5000 kilogramë ...
Foto ilustruese Fiks Fare iu rikthye një problematike të dhimbshme të shqiptarëve, mashtrimet për viza dhe kontrata pune në v...
Foto ilustruese BERAT- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme nē fshatin Bistrovicë në Dimal. Zjarri ka rënë në pjes&eu...
Ilmi Rakipaj dhe Klinton Rakipaj ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezërit shqiptarë, Ilmi Rakipaj 24 vje&cced...
Foto ilustruese ELBASAN- Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Elbasan- Tiranë. Shkak për t...
pamje nga vendngjarja ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vje...
Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Ço...
Foto ilustruese PISTOIA- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Pistoia është arrestuar për keqtrajtim të...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Tiranë dhe tre vartës të tij ...
Irena Brahimi TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në dety...