Aktualitet

265 mln euro fitim! Kapen 5 ton kokainë të fshehur në banane, po kalonte ndërmjet portit të Malagës. 5 shqiptarë në pranga

Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.

24 Korrik 2023, 21:15 Nga k.m.
265 mln euro fitim! Kapen 5 ton kokainë të fshehur në banane, po
Kokaina e kapur

SPANJË- Policia Kombëtare ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5000 kilogramë kokainë të fshehur brenda një ngarkese me banane në Spanjë. 

Droga u kontrabandua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Sipas mediave të huaja, ishte kapja më e madhe e kokainës në këtë provincë. Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.

Nga operacioni, 5 persona u arrestuan, por nuk dihen emrat e tyre.

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e grupit kriminal, të cilët mbanin veshje fosforeshente për të u hequr si punonjës të zonës. Madje dhe kishin marrë masa për të mos u vëzhguar, pasi udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

kokaine ekuador

Sondazh

Poll