Art&Argëtim

Konfirmohet çifti më i ri i showbiz-it! Irina Shayk shfaqet së bashku me Tom Brady (VIDEO)

24 Korrik 2023, 19:48 Nga f.i
Konfirmohet çifti më i ri i showbiz-it! Irina Shayk shfaqet së
Tom Brady dhe Irina Shayk

SHBA- Tom Brady është në lidhje me supermodelen Irina Shayk, pas divorcit të tij nga Gisele Bundchen pas 13 vitesh martesë, mundi të zbulojë DailyMail.

Mbrëmjen e 21 korrikut, Brady mësohet se e ka marrë sërish modelen nga hoteli i saj dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Në videon e siguruar nga media britanike Brady u kap duke i përkëdhelur butësisht fytyrën ruses 37-vjeçare pas një takimi gjatë natës në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Një dëshmitar okular i tha DailyMail.com se Brady e mori Shayk nga një hotel në Los Anxhelos të premten pasdite dhe e çoi direkt në shtëpinë e tij. Ata u larguan të nesërmen në mëngjes rreth orës 9:30. dhe më vonë e hodhi supermodelen, e cila kishte veshur të njëjtat rroba nga një natë më parë, në hotelin e saj me makinën e tij luksoze.

irina shayk tom brady

Sondazh

Poll