Art&Argëtim

Skandali i dhunës mes Feros dhe Arbenitës! Reagon për herë të parë avokati i modeles

Arbenita Ismajli vazhdimisht ka bërë postime publike kundrejt Feros dhe së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga avokati i modeles.

24 Korrik 2023, 17:27 Nga f.i
Skandali i dhunës mes Feros dhe Arbenitës! Reagon për herë
Arbenita Ismajli dhe Fero

KOSOVË- Situata mes Feros dhe Arbenitës tashmë po ndiqet penalisht pas skandalit të fundit ku modelja e akuzon reperin për dhunë. Arbenita Ismajli vazhdimisht ka bërë postime publike kundrejt Feros dhe së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga avokati i modeles.

“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj. Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët,”-tha avokati.

Fero ka përfunduar në burg pas akuzave për dhunë. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Gjilan. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur. Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.

fero dhe arbenita

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Korrik 2023, 18:29 k.m.

ME VIDEO- Jori Delli qëllon me pistoletë

Jori Delli TIRANË- Modelja Jori Delli ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale që ka shkaktuar shumë reagime. Ajo ka publi...