Aktualitet

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Irena Brahimi

KPA ka rrëzuar kështu pretendimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, për shkarkimin e saj.

24 Korrik 2023, 17:15 Nga k.m.
KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Irena
Irena Brahimi

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi. Duke rrëzuar kështu pretendimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, për shkarkimin e saj.

Gjyqtarja Irena Brahimi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 21 korrik 2022. Por vendimi i marrë nga KPK nga Komisioneri Publik me pretendimin se nuk ishte vlerësuar si duhet mungesa e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008. Sipas BIRN, Komisioneri pretendoi gjithashtu se KPK nuk hetoi në thellësi pretendimet e subjektit për kursimet familjare dhe kërkoi rihapjen e hetimit për të tre kriteret e rivlerësimit.

Përllogaritja e shpenzimeve të jetesës për vitin 2007 është kryer sipas standartit të ILDKPKI-së dhe nuk është pranuar pretendimi i subjektit për rillogaritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin 2014-2016. Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash ka vendosur të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi. Gjyqtarja Irena Brahimi e ka filluar karrierën si gjyqtare, në vitin 2001. Në atë kohë ajo u emërua gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës. Ndërsa nga viti 2004, ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe të subjektit të rivlerësimit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 24.07.2023, në Tiranë.

irena brahimi

Sondazh

Poll