Aktualitet

Vala e të nxehtit në Shqipëri/ Eksperti apel qytetarëve: Tregoni kujdes! Çdo temperaturë mbi 30 gradë e rrezikshme edhe në hije

Brataj theksoi se moshat e treta janë ato më të rrezikuarat nga temperaturat e larta dhe këshilloji që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.

24 Korrik 2023, 16:09 Nga f.i
Vala e të nxehtit në Shqipëri/ Eksperti apel qytetarëve:
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta.

Brataj theksoi se moshat e treta janë ato më të rrezikuarat nga temperaturat e larta dhe këshilloji që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.

“Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut. Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend”, -tha Brataj për News24.

skender brataj i nxehti ne shqiperi

Sondazh

Poll