Aktualitet

Banorët të shqetësuar për zjarret në Fier: I vënë me qëllim që të kullosin bagëtitë

Banorët dyshojnë se zjarrvëniet janë të qëllimshme, për të hapur kullota të reja. Në terren u angazhuan tre zjarrfikëse, ndërsa pranë vatrës ndodhen edhe banesa.

24 Korrik 2023, 15:51 Nga DOSJA
Banorët të shqetësuar për zjarret në Fier: I
nje nga banoret e fshatit Shtyllas

FIER- Teksa është krijuar një tjetër vatër zjarri në Fier, banorët shprehen se të zonës i vënë me qëllim që të kullosin bagëtitë. Vatra e zjarrit është aktivizuar në Shtyllas.

Një nga banorët tregon se është viti i dytë që banesa e tij rrezikohet nga zjarret. “Ishim në shtëpi, kur dolëm përjashta, tym nga të katërta anët. I vënë me qëllim që të kullotin bagëtitë, të dalë bari i ri”, u shpreh ai për mediat.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe ndodhet edhe pranë varrezave. Banorët dyshojnë se zjarrvëniet janë të qëllimshme, për të hapur kullota të reja. Në terren u angazhuan tre zjarrfikëse, ndërsa pranë vatrës ndodhen edhe banesa.

Sondazh

Poll