Aktualitet

Korçë/Pranga shoferit 38-vjeçar, përplasi një makinë të parkuar dhe plagosi një këmbësor

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 në Korçë, nga ku mbeti i plagosur një 73-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

24 Korrik 2023, 14:50 Nga DOSJA
Korçë/Pranga shoferit 38-vjeçar, përplasi një
foto ilustruese

KORÇE- Një 38-vjeçar nga Korça është arrestuar, pasi një ditë më parë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplasi një makinë të parkuar si dhe plagosi një këmbësor. 

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.6 në Korçë, nga ku mbeti i plagosur një 73-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll