Aktualitet

Policia bie në gjurmët e shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Zvicër dhe ekstradohet në Itali

Shqiptari do të duhet të vuajë dënimin me 4 vjet, 10 muaj e 22 ditë burg për veprat penale të "armëmbajtjes pa leje", "grabitjes" dhe krime të tjera.

9 Korrik 2023, 17:25 Nga m.s
Policia bie në gjurmët e shqiptarit të shpallur në
policia italiane

ITALI- Një shqiptar i shpallur në kërkim për “armëmbajtje pa leje” dhe “grabitje” është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar për në Itali, shkruajnë mediat italiane. 

50-vjeçari u gjurmua ditët e fundit nga policia zvicerane dhe u ekstradua në Itali më 5 korrik.

Policia Kufitare vijoi më pas me arrestimin në bazë të një urdhri ekzekutimi të lëshuar në shkurt 2020 nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Apelit të Zyrës së Ekzekutimit Kriminal të Torinos.

Shqiptari do të duhet të vuajë dënimin me 4 vjet, 10 muaj e 22 ditë burg për veprat penale të "armëmbajtjes pa leje", "grabitjes" dhe krime të tjera. Krimet e kryera në zonat e Torinos dhe Astit nga viti 2014 deri në 2015.

Pas kryerjes së formaliteteve, shtetasi shqiptar është shoqëruar në burgun e Komos.

 

itali arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll