Aktualitet

Ngjarja e rëndë me 3 viktima në familje, si ndodhi tragjedia në Vilë-Bashtovë

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e dy djemve të mitur, dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë.

9 Korrik 2023, 17:10 Nga m.s
Ngjarja e rëndë me 3 viktima në familje, si ndodhi tragjedia
Kavaje

KAVAJE- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në plazhin e Vilë-Boshtovës, ku humbën jetën në det tre anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15-vjeç. I pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e dy djemve të mitur, dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Një dëshmitar okular ka treguar se ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën. Ai ka rrëfyer më tej se vendi ku u mbytën ishte larg bregut, dhe se roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë por ishin shumë larg.

kavaje elvis halilaj

Sondazh

Poll