Aktualitet

Të gjithë drejt plazhit! Kolona të gjata makinash në Vlorë dhe Durrës, paralizohet trafiku

Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

9 Korrik 2023, 13:04 Nga A.B
Të gjithë drejt plazhit! Kolona të gjata makinash në
Radhe makinash

TIRANË- Fundjava i gjen të gjithë në bregdet. Kjo ka sjellë radhë të gjata trafiku që janë krijuar nga Tirana e deri në Vlorë. 

Në mbikalimin e Plepave, që lidh rrugët e qytetit të Durrësit me Tiranën dhe zonat e veriut trafiku është paralizuar dhe mjetet nuk lëvizin. E rënduar paraqitet edhe rruga në drejtim të Golemit e Kavajës si dhe akset e tjera që lidhen me plazhet.

Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Në zonën e Lungomares dhe në Ujin e Ftohtë ka pasur fluks më të shtuar nga qytetarët që i drejtohen jugut këtë të diel. 

Edhe në Durrës paraqitet situatë e rënduar trafiku që prej orëve të mëngjesit, nga qytetarët të cilët i drejtohen plazhit në këto temperatura përvëluese./Dosja.al

radhe makinash

Sondazh

Poll