Aktualitet

Operacioni me ekipet greke dhe turke- Anija 'Butrint' shpëton 55 emigrantë në detin Egje

Nuk dihen origjina e emigrantëve të shpëtuar.

9 Korrik 2023, 12:11 Nga A.B
Operacioni me ekipet greke dhe turke- Anija 'Butrint' shpëton 55
Anija

TIRANË- Ekipi i anijes shqiptare 'Butrint', së bashku me një anije greke dhe një turke shpëtuan jetët e 55 emigrantëve në detin Egje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamjet nga operacioni i shpëtimit. Ato iu erdhën në ndihmë 55 emigrantëve që ishin në një gomone në vështirësi.

Operacioni me ekipet greke dhe turke- Anija 'Butrint' shpëton 55

POSTIMI I NIKO PELESHIT

Anija 'Butrinti', tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes 'Butrinti' shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente. #ëeAreNato

Operacioni me ekipet greke dhe turke- Anija 'Butrint' shpëton 55

anija butrint

Sondazh

Poll