Aktualitet

Sulmi barbar në Fushë-Krujë, 3 pjestarët e 'Rrajave' lihen në burg, lirohet pronari i lokalit

Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare, u paraqitën para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë.

9 Korrik 2023, 11:53 Nga A.B
Sulmi barbar në Fushë-Krujë, 3 pjestarët e
Gjykata

TIRANË-Ditën e sotme dolën para gjykatës së Tiranës anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan tre ditë më parë banorët e e Borizanës.

Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare, u paraqitën para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, kërkesë e cila u pranua nga Gjylata. Pronari i akuzuar për mos kallëzim krimi u la në detyrim paraqitje./Dosja.al

grupi i rrajave

Sondazh

Poll