Aktualitet

Dhunohet nga 3 persona polici në Tiranë, njëri prej tyre shkeli masën e sigurisë "arrest në shtëpie"

Këta persona në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte personin me inicialet A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie).

9 Korrik 2023, 11:44 Nga A.B
Dhunohet nga 3 persona polici në Tiranë, njëri prej tyre shkeli
Policia

TIRANË- Tre persona kanë dhunuar një punonjës Policia. Forcat blu bëjnë të ditur se një 26-vjeçar është vënë në pranga dhe po punojnë për kapjen e dy bashkëpuntorëve të tjerë. 

Sipas Policisë, këta persona në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte personin me inicialet A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpie".

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".'- njofton policia. 

policia tirane

Sondazh

Poll