Aktualitet

Vajza nga Shqipëria denoncon në policinë e Kosovës: Jam dhunuar seksualisht

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia.

9 Korrik 2023, 10:23 Nga A.B
Vajza nga Shqipëria denoncon në policinë e Kosovës: Jam
Policia

KOSOVË- Një vajzë nga Shqipëria ka denoncuar në policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga një person, në një shtëpi të pabanuar. Teksa ishte e shoqëruar nga nëna e saj, ajo ka denoncuar se personi që ka abuzuar me të ishte nga Shqipëria. 

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sipas policisë së Kosovës “viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar te mjeku për ekzaminim. I dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.

policia kosove shqiperi

Sondazh

Poll