Aktualitet

U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital çifti i bashkëshortëve në Shkodër (EMRAT)

Çifti Sula po udhëtonin me motor, mirëpo u përplasën nga autobusi që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha.

9 Korrik 2023, 09:35 Nga A.B
U përplasën nga autobusi, ndërron jetë në spital
Aksidenti

SHKODËR- Kanë ndërruar jetë në spital çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Çifti Sula po udhëtonin me motor, mirëpo u përplasën nga autobusi që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike. Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima./Dosja.al

adem sula sadije sula

Sondazh

Poll