Aktualitet

EMRI/ Çfarë ndodhi, gjendet i mbytur i riu në Fier

Mësohet se 35-vjeçari me emrin Besmir Hoxha është gjetur pa shenja jete në plazhin e Pishporos.

8 Korrik 2023, 20:47 Nga I.A
EMRI/ Çfarë ndodhi, gjendet i mbytur i riu në Fier
Foto Ilustruese

FIER- Një i ri është gjetur i mbytur ditën e sotme në Fier. Mësohet se 35-vjeçari me emrin Besmir Hoxha është gjetur pa shenja jete në plazhin e Pishporos. I riu nuk ka pasur asnjë shenjë dhunë në trup. Ndërkohë që dyshohet se është mbytur duke notuar. 

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.

besmir hoxha

Sondazh

Poll