Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, autobusi përplaset me motorin, dy persona të lënduar

Mësohet se një autobus është përplasur me një motor.

8 Korrik 2023, 19:53 Nga I.A
Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, autobusi përplaset me
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se një autobus është përplasur me një motor.

Nga aksidenti bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar dy personat që ishin në motor. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit. Autobusi po kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lexha, të cilët ishin në një udhëtim turistik.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll