Aktualitet

EMRI/ Po udhëtonte me Range Rover, aksidentohet shqiptari në Itali, 22-vjeçari humb jetën

Mësohet se i riu i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me rrethrrotullimin në aksin Saronno-Monza.

8 Korrik 2023, 19:05 Nga I.A
EMRI/ Po udhëtonte me Range Rover, aksidentohet shqiptari në Itali,
Foto Ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë. Mediat italiane shkruajnë se i riu i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me rrethrrotullimin në aksin Saronno-Monza.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti. Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

arnold selishta

Sondazh

Poll