Aktualitet

Vodhën dy viça, dënohen me 4 muaj burg tre të rinjtë në Tiranë

Ata u shpallën fajtorë pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy viçat në fermën didaktike të Universitetit Bujqësor Tiranë.

8 Korrik 2023, 17:14 Nga I.A
Vodhën dy viça, dënohen me 4 muaj burg tre të rinjtë
Gjykata e Tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar sot tre të rinj për vjedhje kafshësh të buta. Euronews shkruan se tre të rinjtë 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e dy viçave. Ata u shpallën fajtorë pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy viçat në fermën didaktike të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës së mitur, 16-vjeçare. 3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar. 

gjykata e tiranës

Sondazh

Poll