Aktualitet

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina përplaset me pemën dhe më pas përmbyset, plagoset shoferi

Një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën. Pas përplasjes mjetit është kthyer përmbys.

8 Korrik 2023, 15:56 Nga k.m.
Aksident i frikshëm në Vlorë, makina përplaset me pemën
Pamje nga aksidenti

VLORË- Aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Nartës në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën. Pas përplasjes mjetit është kthyer përmbys.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

vlore

Sondazh

Poll