Aktualitet

FOTOT- Nga atentati në Larushk te dhuna makabre nga fisi Rraja, ministri Çuçi 5 orë takim me drejtorin e Policisë së Shtetit

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga momenti kur të dy kanë dalë nga zyra e drejtorisë së Policisë, dy zyrtarët e lartë janë "sport" dhe të buzëqeshur.

8 Korrik 2023, 14:28 Nga k.m.
FOTOT- Nga atentati në Larushk te dhuna makabre nga fisi Rraja, ministri
Bledi Çuçi dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- 5 orë ka zgjatur takimi mes ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga momenti kur të dy kanë dalë nga zyra e drejtorisë së Policisë, dy zyrtarët e lartë janë "sport" dhe të buzëqeshur. Duke mos dhënë kështu asnjë shenjë të lexueshme nga takimi i stërzgjatur mes tyre. Po ashtu, nuk ka as edhe një njoftim zyrtar lidhur me çfarë mund të kenë diskutuar me njëri-tjetrin. 

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

bledi Çuçi muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll