Aktualitet

A do të mbyllet universiteti i Korçës për t’iu bashkuar atij të Tiranës? Kushi: Mund të ketë shkrirje të disa degëve

Kushi gjatë një dalje për mediat u shpreh se ka pasur propozime për mbylljen e tij por jo vendime definitive, ku shtoi se mund të ketë vetëm shkrirje të disa programeve që janë në tkurrje.

8 Korrik 2023, 14:10 Nga k.m
A do të mbyllet universiteti i Korçës për t’iu
Evis Kushi

KORÇË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka sqaruar se universiteti i Korçës, “Fan Noli” nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë punën në vitin e ri akademik. Kushi gjatë një dalje për mediat u shpreh se ka pasur propozime për mbylljen e tij por jo vendime definitive, ku shtoi se mund të ketë vetëm shkrirje të disa programeve që janë në tkurrje.

“Takimi ka qenë shumë konstruktiv me pedagogët, së pari folëm për vendimet e ministrisë dhe zhvillimet në universitet, se cilat janë problematikat. Dy janë drejtimet sesi mund të zhvillohet ky universitet, së pari është ndërkombëtarizimi, nismat duhet të rriten dhe të shtohen që universiteti të hapet më shumë për programe të dyfishta. Drejtimi i dytë është profilizimi i universiteteve, për të përcaktuar një strategji të mirë që të fokusohen në disa programe. Duke parë trendët e studimit disa mund të jenë në tkurrje por disa mund të forcohen më shumë, nuk do të thotë asgjë që disa programe mund të mbyllen. Universiteti do të vazhdojë por do të ngrihet edhe më shumë, ne do ta mbështesim zhvillimin e universitetit. Nuk ka pasur vendime definitive për mbyllje por propozime”, tha ministrja.

Ndërkohë, rektori Dhimitër Bello tha se do të ndjekin hapat në vazhdim për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e universitetit. 

"Ishim përballë alternativave, nëse ka të tjera më të mira ne jemi dakord. Do ndjekim hapat në vazhdim, duhen ndërrmarrë reforma dhe e ardhmja do jetë më e mirë", tha ai. 

dhimitër bello evis kushi

Sondazh

Poll