Aktualitet

Atentati në Larushk dhe dhuna nga fisi Rraja, Bledi Çuçi i shkon në zyrë Muhamet Rrumbullakut

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. 

8 Korrik 2023, 12:54 Nga k.m.

Atentati në Larushk dhe dhuna nga fisi Rraja, Bledi Çuçi i

TIRANË- Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. 

Sipas të dhënave, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Po ashtu, pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij. Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi.

bledi cuci muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll