Aktualitet

Veterinerët e Shqipërisë dhe Kosovës thellojnë bashkëpunimin

Xhevdat Krasniqi e informoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm. Të dy delegacionet u pajtuan për vazhdimin e komunikimit dhe organizmin e aktiviteteve të përbashkëta.

8 Korrik 2023, 10:27 Nga f.i
Veterinerët e Shqipërisë dhe Kosovës thellojnë
Ervin Resuli,Xhevdet Krasniqi

KOSOVË- Ervin Resuli, i cili së fundmi mori detyrën e të parit të veterinerëve shqiptarë, i shoqëruar nga zëvendës presidenti Shemso Lamaj, nuk kishte se si ta niste ndryshe vizitën e parë jashtë vendi, veç takimit njohës dhe koordinues me vëllezërit nga Kosova, homologun kosovar Xhevdet Krasniqi dhe nënkryetarin Hasan Limani.

Teksa e uruoi për zgjedhjen e të parit të veterinerëve shqiptarë, Krasniqi e informoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm.

E “mysafiri” nga Shqipëria, i cili ndihej si në shtëpinë e vet, e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke u zotuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Ndjehem i lumtur që vizitën e parë jashtë vendi, po e realizoj me vëllezërit e gjakut nga Kosova”, tha ai.

Të dy delegacionet u pajtuan për vazhdimin e komunikimit dhe organizmin e aktiviteteve të përbashkëta.

veterineret ne shqiperi

Sondazh

Poll