Aktualitet

Fundjava me diell, pushuesit “dynden” drejt Lezhës, radhë të gjata automjetesh

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.

8 Korrik 2023, 09:44 Nga k.m.
Fundjava me diell, pushuesit “dynden” drejt Lezhës, radhë
Foto nga trafiku

LEZHË- Fundjava po shoqërohet me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.

Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rruges së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Tales dhe Shëngjinit. Për të lëehtësuar trafikun, përgjatë gjithë aksit rrugor nga Miloti e deri në Shëngjin janë vendosur patrulla të Policisë.

lezhe

Sondazh

Poll