Aktualitet

Dhuna barbare në Krujë/ Qori: Kjo është Republika e Gangsterëve, shteti s’ekziston në Rraja-stan

Ai shprehet se ngjarja e ndodhur në mes të ditës e madje e filmuar nga vetë dhunuesit, nuk ishte gjë tjetër veçse për ti dëshmuar komunitetit se padronët e zonës janë vetëm ata.

7 Korrik 2023, 22:57 Nga m.s
Dhuna barbare në Krujë/ Qori: Kjo është Republika e
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, e ka cilësuar dhunën e fisit Rraja si ekzemplare. Ai shkruan në Facebook se ngjarja e ndodhur në mes të ditës e madje e filmuar nga vetë dhunuesit, nuk ishte gjë tjetër veçse për ti dëshmuar komunitetit se padronët e zonës janë vetëm ata. Duke analizuar këto fakte të cilat u bënë publike, Arlind Qori shprehet se shteti nuk ekziston.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar me shkopinj gome Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ulur në një lokal. “Mollë sherri” u bë protesta dhe ankesa e tyre për një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Postimi i plotë

Dhuna e gangsterëve Rraja ishte ekzemplare. Në mes të ditës, në kafene, e filmuar nga vetë rrahësit - për t'i treguar komunitetit se padronët e zonës janë ata. Shteti nuk ekziston në Rraja-stan. Shteti nuk ekziston në shumë stane të tjera të Shqipërisë. Shteti thjesht vendos marrëdhënie partneriteti me të zotët e staneve. Kjo është Republika e Gangsterëve.

arlind qori bilbil dhe jashar maja

Sondazh

Poll