Aktualitet

I fiku cigaren në trup, kush është djali “gangster” i deputetit Rraja, e shkuara problematike dhe dhunimi i të dashurës

Djali i deputetit socialist, Ramazan Rraja, nuk figuronte as në njoftimin e djeshëm të policisë dhe as në njoftimin e mesditës së sotme. Por pasi media e evidentoi, ndërhyri policia me një njoftim të tretë, ku njoftonte se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe Rexhep Rrajën.

7 Korrik 2023, 22:39 Nga m.s
I fiku cigaren në trup, kush është djali “gangster” i
Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku

TIRANË- Rexhep Rraja, një emër i njohur për policinë, është shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e grupit të dhunuesve të cilët rrahën barbarisht me shkopinj Bilbil dhe Jashar Majën. Djali i deputetit socialist, Ramazan Rraja, nuk figuronte as në njoftimin e djeshëm të policisë dhe as në njoftimin e mesditës së sotme. Por pasi media e evidentoi, ndërhyri policia me një njoftim të tretë, ku njoftonte se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe Rexhep Rrajën.

Çfarë njoftoi policia mbrëmjen e sotme

Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit Bujar dhe Jashar Maja, Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi Rexhep Rraja, për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje".

Sherri për një gurore

Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu brenda ambienteve të lokalit, duke i rrahur.

Kush është Rexhep Rraja?

Rexhep Rraja u bë i njohur për publikun, pasi e ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion. Në dashminë e saj ajo rrëfente se ishte njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Sipas saj, konfliktet me ish të dashurin, i kanë ardhur pas ndarjes.

Në vitin 2018, Maloku pretendonte se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që i është ushtruar në një dhomë hoteli ku e ka marrë nen kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar apo jo.

Xhisela pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Madje ajo ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

rexhep rraja

Sondazh

Poll