Aktualitet

“U hap toka, mendova se ishte tërmet por ishin mina”, banorët e Borizanës nuk gjejnë qetësi nga gurorja e Rrajave (VIDEO)

Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja.

7 Korrik 2023, 21:28 Nga m.s
“U hap toka, mendova se ishte tërmet por ishin mina”,
Banore e Borizanes

Gurorja e Rrajave po u shkatëron banesat qytetarëve, por deri më tani kërkesat e tyre duket se kanë shkuar në “vesh të shurdhër”. Banorët e Borizanës të cilët kanë treguar për mediat dëmet që kanë pësuar, thonë se nga shpërthimi i fundit u është dukur sikur është hapur toka. Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh, dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.

Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja. Banesat po dëmtohen dita-ditës, kjo nga shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë. Zgjidhja e cila nuk erdhi përmes komunikimit, pasoi nëpërmjet dhunës.

“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë, na kanë dëmtuar", tregon Jashar Maja në një prononcim për "Report TV".

Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja që janë dëmtuar. Jo vetëm këta, por banorët e zonës janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara. Kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.

“Thamë se u hap toka”, tregon një grua ndërsa tregon dhe dëmet. Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.

“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë su trondit vendi, u hap toka, mendova se është tërmet por ishin mina! Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar, u shkatërruan prapë!”, shprehet gruaja.

Duket se kjo problematikë është aq e hershme, e madje pak kohë më parë banorët janë ngritur edhe në një protestë, por që për fat të keq nuk gjetën zgjidhje.

banorët e borizanës

Sondazh

Poll