Aktualitet

Si përmirësohet media? Avokati Lapaj në Newsroom: Vetëm ligji e bën! Jam duke e konceptuar

Një nga gjërat kryesore që duhet bërë, sipas Lapajt, është që ligji të detyrojë regjistrimin e çdo personi që kërkon të hapë një media, në mënyrë që të figurojë në shtet.

7 Korrik 2023, 19:56 Nga Dosja.al
Si përmirësohet media? Avokati Lapaj në Newsroom: Vetëm
Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj ka dalë pro logjit që rregullon median, por gjithmonë duke garantuar lirinë e shprehjes. I ftuar në Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin, Lapaj tha se duhet ndëshkuar kushdo që keqpërdor lirinë e shprehjes përmes fyerjes. Një nga gjërat kryesore që duhet bërë, sipas Lapajt, është që ligji të detyrojë regjistrimin e çdo personi që kërkon të hapë një media, në mënyrë që të figurojë në shtet.

“E rregullon ligji, jam mbështetës i lirisë së shprehjes dhe gazetarëve. Sepse këto 12 vite më kanë bërë që të rritem me ju. Duhet ligj që garanton totalisht lirinë e shprehjes, por që ndëshkon rëndë këtë që keqpërdor lirinë e shprehjes përmes fyerjes, fake-news. Ligji mund ta bëjë. Vetërregullimi mund të bëhet mbi ligj. Jam duke e konceptuar shkrimin e një ligjit të tillë për ta propozuar një ligj. Sepse kjo tallavaja e madhe po i çakordon njerëzit plotësisht dhe i shërben të keqes. Ligji në momentin që ti bën një shkrim, hap një media, e para njëherë duhet të ketë pronar, të regjistruar në librat e shtetit shqiptar. Ligji që të detyron të regjistrohesh, të vësh emrin në fund sepse të mbyll IP dhe frekuencën,”- tha Lapaj.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

adriatik lapaj newsroom

Sondazh

Poll