Aktualitet

Skëndaj në Newsroom: Gazetarët manipulojnë lajmet me porosi, pamjet me dron sfumojnë protestat

Gazetari Skëndaj shtoi se ka dhe nga ata që kanë hequr logot pasi nuk kanë pasqyruar realitetin në raportim.

7 Korrik 2023, 19:52 Nga Dosja.al
Skëndaj në Newsroom: Gazetarët manipulojnë lajmet me porosi,
Erjon Skëndaj

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka parashtruar në Newsroom problematikat të cilat hasen çdo ditë në raportime në mediat shqiptare, kryesisht tek ato që shtrembërojnë lajmin. I ftuar më Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin, Skëndaj tha se mënyra se si pasqyrohet një lajm bazohet mbi udhëzime të qarta nga eprorët. Ai përmendi faktin që shumë protesta filmohen me dron për të përcjellë idenë se ka pak qytetarë të grumbulluar. Gazetari Skëndaj shtoi se ka dhe nga ata që kanë hequr logot pasi nuk kanë pasqyruar realitetin në raportim.

“Udhëzimet janë të qarta. Shiko sesi pasqyrohet një lajm. Nëse një protestë shihet me dron nga 2 kilometra për të krijuar idenë që ka pak protestues, në një media pranë opozitës, mbyllet kamera për të mos lejuar ajër. Çdo imazh që manipulohet. Nëse ju kujtohet ishte njëri në Shkodër që nëse unë vërtetë ulesha në ujë, kishte të tjerë që uleshin në gjunjë në një pellgaçe për të bërë një raportim "fake". Forma të tilla manipulimi kanë qenë edhe janë. Tani vijmë tek manipulimi në raportim. Ka media që është bërë aq e zakonshme, sa disa media heqin logot sepse e dinë sesa vlejnë në turmë. Klani ka hequr logon më 21 janar, Top Channel i ka hequr logot tek Astiri. Pse? Sepse këto media nuk kanë dhënë realitetin në raportim. Qytetarët nuk janë më të verbër, e kuptojnë se ku anon dhe ku shkon dhe ka pasur incidente, kamera të thyera, mikrofonë të hedhur,”- tha Skëndaj.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

erjon skendaj newsroom

Sondazh

Poll