Aktualitet

Dhuna e fisit Rraja, flet ish-oficeri Nuhu: Bëjnë gjithçka me "bekimin" e politikës! Kur më kërcënuan mua ishte dhe Taulant Balla, Xhelali erdhi në zyrën time

Po ashtu ai ka theksuar se duke marrë parasysh vendin e vogël dhe kapacitetin e policisë ata e kanë pasur mundësinë që t'i arrestonin ata. 

7 Korrik 2023, 19:21 Nga I.A
Dhuna e fisit Rraja, flet ish-oficeri Nuhu: Bëjnë gjithçka me
Emiljano Nuhu

TIRANË- Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu i cili ndodhet në arrati ka komentuar dhunën e fisit Rraja ditën e djeshme nga dy personave nga fisi Maja në Krujë. Gjatë një interviste në Syri Tv, Nuhu ka deklaruar fisi Rraja bëjnë çdo gjë me bekimin e politikës. Po ashtu ai ka treguar edhe se në vitin 2018, kur u bë publik rasti i Xhisiela Malokut, në zyrën e tij shkruan fisi Rraja së bashku me Taulant Ballën dhe i kanë bërë presion në mënyrë që rasti të mos bëhej publik. Po ashtu ai ka theksuar se duke marrë parasysh vendin e vogël dhe kapacitetin e policisë ata e kanë pasur mundësinë që t'i arrestonin ata. 

"Ngjarja është shumë e rëndë dhe as në vitin 1997 nuk i gjen këto pamje. Më e rëndë është sepse kjo dhunën vjen nga klani i cili unë i kam denoncuar në vitin 2018 dhe janë familje e deputetit të PS Rrahman Rraja. Kjo tregon dhe një herë se kanë mbështetje politike dhe i bëjnë këto për të krijuar terror në zonë. Kam parë videon dhe për shkak të ngjarjes që kam pasur në zyrën time në vitin 2018 janë dy persona që kam njohur është Xhelal Rranja i veshur me të zeza dhe me pistoletë në dorë dhe me të bardha është Flamur Rranja përsëri vëllai i deputet Rrahman Rranja dhe ai me pistoletë në dorë por ai që gjuante me shkop ndaj të dhunuar kur ishte pa ndjenja është djali i Rrahman Rranjës, Rexhep Rraja. Në vitin 2018 në zyrën time është futur Rrahman Rraja, Xhelal Rranja, Taulant Balla dhe personi që shquhet në video i armatosur më ka kërcënuar edhe mua në zyrë, videot në stacionin e policisë në Fushë-Krujë janë fshirë. Xhelal Rraja ka një histori që nga viti 1997 ku ka përdorur tritol, vrasje me pagesë dhe trafikim droge. Personat ushtronin presion ndaj meje në vitin 2018 për rastin e Xhesiela Maloku ku akuzoi djalin e deputetit Rraja që kishte dhunuar vajzën dhe ata erdhën në stacion duke më kërcënuar për të mos bërë veprimet që dërgonin në arrestimin e djalit të deputetit së bashku me Ballën. Për shkak të këtyre rasteve ata bëjnë të tilla ngjarje në publik. Në vitin 2019 Redian Rraja një nga personat që më ka kërcënuar mua u arrestua për vrasje. Ramazan Rraja i arrestuar për vrasjen ndaj prokurorit dhe për trafikim drogë të gjitha këto janë denoncime të bërë nga unë shumë kohë më parë. Duke marrë parasysh një vend aq i vogël sa Fushë-Kruja policia i ka pasur kapacitetet dhe informacionin por ka dashur që ta mbuloj në të gjitha mënyrat por për shkak të bërje publike sot i kanë nxjerrë në kërkim. Procesi penal oi hapur ndaj meje vazhdon akoma dhe sot, prokurorja Denisa Hasko e mban hapur dhe nuk e dërgon në gjykim. Ajo e përdor për ti plotësuam qejfet politikës duke më mbajtur mua në kërkim , kë nuk mbështet Rama nuk arrin dot që të bëjë këto veprime," tha Nuhu.

Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

emiljano nuhu konflikt ne kruje grupi i rrajave

Sondazh

Poll