Aktualitet

Virusi i duarve të pista, po qarkullon në kopshte dhe në çerdhe

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë me vete edhe shtim të virozave  të cilat manfestohen në forma të ndryshme tek fëmijët e vegjël.

7 Korrik 2023, 17:23 Nga k.m.
Virusi i duarve të pista, po qarkullon në kopshte dhe në
Foto ilustruese

Që nga mesi i qershorit në kopshte dhe çerdhe po qarkullon virusi Koksaki, i cili  quhet ndryshe sindroma e duarve të pista çka i jep mundësi virusit të përhapet shumë shpejt tek fëmijët.

Mjekja pediatre Sonia Brati thekson se ka shtim të rasteve të fëmijëve që paraqiten tek mjeku pediatër me këtë virus.

Por ndryshimi i temperaturave ka sjellë me vete edhe shtim të virozave  të cilat manfestohen në forma të ndryshme tek fëmijët e vegjël.

Mjekët i këshillojnë prindërit që të kërkojnë ndihmën e mjekut në rast të temperaturave të larta si dhe të mos i dërgojnë fëmijët në kampet verore apo çerdhe e kopshte kur fëmija shfaq simptoma të virozave apo dhe virusit Kokaski pasi  infektojnë edhe fëmijët e tjerë./TopChannel

virusi koksaki

Sondazh

Poll