Aktualitet

Mbyllet hetimi për Arjan Tasen që vrau Jonadën në plazhin e Potamit, zbardhet akuza e prokurorisë së Vlorës për ish-policin

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet, duke ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjan Tasen.

7 Korrik 2023, 15:33 Nga k.m.
Mbyllet hetimi për Arjan Tasen që vrau Jonadën në plazhin e
Babai i të ndjerës, Arjan Tase dhe Jonada Avdiaj

TIRANË- Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës  është marrë i pandehur për vrasjen e Jonada Avdiaj, vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në 2 gusht 2022, në plazhin e Potamit pasi u godit nga skafi që drejtonte ish-polici. Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin dhe ngjalli protesta në Tiranë, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet, duke ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjan Tasen.

Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se sipas dosjes hetimore, Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Tase ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushimet e verës. Ata zgjodhën pikërisht plazhin e Potamit, vend që u kthye në makthin e tyre më të madh, pasi Jonada e vogël u përplas për vdekje nga skafi i Tases.

jonada avdiaj arjan tase

Sondazh

Poll