Aktualitet

Masakra nga fisi Rraja/ Dy të plagosurit i transportuan në komisariat, policia nuk u solli ambulancë (VIDEO)

Dy të plagosurit, të cilët duken që janë të gjakosur e me dëmtime të shumta në kokë e në trup, janë shoqëruar në polici. Ndonëse ata kanë qenë në gjendje të rëndë shendetësore, uniformat blu i kanë shoqëruar në rajon. Burimet bëjnë me dije se policia i ka mbajtur për pak kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.

7 Korrik 2023, 15:24 Nga m.s
Masakra nga fisi Rraja/ Dy të plagosurit i transportuan në komisariat,
Te plagosurit dhe forcat e shumta te policise

KRUJË- Fisi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajas, dhunoi barbarisht me shkop bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majan. Ngjarja e rëndë ndodhi në Borizanë të Krujës. Dy të plagosurit, të cilët duken që janë të gjakosur e me dëmtime të shumta në kokë e në trup, janë shoqëruar në polici. Ndonëse ata kanë qenë në gjendje të rëndë shendetësore, uniformat blu i kanë shoqëruar në rajon. Burimet bëjnë me dije se policia i ka mbajtur për pak kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.


Dy kushërinjtë e plagosur, bashkë me disa banorë të zonës kishin denoncuar se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS-së, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas.

borizanë të krujës

Sondazh

Poll