Aktualitet

4 të arrestuar në Milano, si u zbulua rrjeti i trafikut të drogës, transportohej me autobusë nga Shqipëria në Itali

Autoritetet kishin nisur hetimet për bandën prej më shumë se një viti dhe gjatë kësaj kohe se droga e trafikuar fshihej në disa apartamente në Milano.  

7 Korrik 2023, 15:07 Nga I.A
4 të arrestuar në Milano, si u zbulua rrjeti i trafikut të
Karabinieret

ITALI- Një bandë që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali është shkatërruar në Itali. Autoritetet kishin nisur hetimet për bandën prej më shumë se një viti dhe gjatë kësaj kohe se droga e trafikuar fshihej në disa apartamente në Milano.  

Në një nga këto apartamente, që ndodhet në via Vittorio Scialoia në lagjen milaneze të Affori-s, u arrestua në janar të vitit 2022 një grua e cila u kap duke fshehur 79 doza heroine me peshë totale 43 kilogramë. Droga i ishte dorëzuar në Lampugnano, në parkingun e autobusit, nga një shofer autobusi me targa shqiptare një tjetër prej të dyshuarve, i cili e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit të mjetit.

Gjatë hetimeve, u vërtetua se banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë. Mëngjesin e 7 korrikut, policia milanezë zbatoi 4 urdhra gjykate, ku për dy persona është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie një arrest me burg dhe për një tjetër detyrim paraqitje.

trafik droge

Sondazh

Poll