Aktualitet

Atentati në Larushk, Valter Bami ndryshon DËSHMI: Kam barut në duar se bëj qitje me armë sportive. Viktimën e kam kushëri

Fillimisht tha se kishte mbetje pasi kishte salduar, sot Valter Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.

7 Korrik 2023, 14:36 Nga k.m.
Atentati në Larushk, Valter Bami ndryshon DËSHMI: Kam barut në
Valter Bami

TIRANË- Valter Bami ka mohuar të jetë i përfshirë në atentatin në Krujë, pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik), ku humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën 2 nipërit e tij (fëmijët e Gentian Bejtjas). Vëllai i Durim Bamit kishte mbetje baruti në pjesën e dorës së majtë, incidie që mjaftoi për prangosjen e tij mbrëmë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë që fillimisht tha se kishte mbetje pasi kishte salduar, sot Valter Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje. Gjithashtu, shtoi se nuk ka asnjë lidhje me atentatin, duke shtuar se viktimën e kishte të afërm. 

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin,”- mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet Gentian Bejtja, i cili dyshohet se ndodhje në makinë me kunatin dhe fëmijët e tij natën e krimit. Ai dyshohet se ka zbrituar nga makina pak para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushkë, ku ndodhi edhe atentati, por që nga ai moment nuk ka më dijeni lidhur me vendndodhjen e tij. Madje përgjatë ditëve të fundit, nuk ka shkuar as në spital për të parë nga afër gjendjen e fëmijëve të tij të plagosur. 

valter bami gentian bejtja vritet ramazan sino

Sondazh

Poll