Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmia e Paplekajt: Më dhunuan e qëlluan shokun me plumb, më thoni ç’duhet të bëja?

Gjatë seancës së sotme, Arbër Paplekaj ka deklaruar se nuk donte të vriste njeri, por po mbronte veten e tij. 

7 Korrik 2023, 14:14 Nga A.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmia e Paplekajt: Më dhunuan e
Seanca

TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohet seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Sot do jepen konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan, ngjarje e ndodhur në fushatë elektorale dhe e cilësuar si ngjarje me motive politike.

Gjatë seancës së sotme, Arbër Paplekaj ka deklaruar se nuk donte të vriste njeri, por po mbronte veten e tij. 

Papleka në seancë: Kam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga kryeministri për luftën e antiterrorist. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur. Pasi më shajtën, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër. Nuk desha me e vra atë djalë. Nuk gëzova me e vra atë djalë. Mbrojta jetën teme.

U përballa me instiktet. Jam ish anëtar i forcave speciale. Dhe instikti i parë për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.

Paplekaj i drejtohet gjykatëses:

Shpresoj që në vendimin tënd do të jesh e drejtë. Do jesh e fortë. Do ruash parimet dhe dinjitetin tënd.  Nuk kërkoj drejtësi. Kërkoj vetëm vërtetësi për një akuzë qesharake që më bëhet nga një prokurori që kërkoi të bëjë rolin e ekspertit, rolin e psikologut por nuk bëri vetëm rolin e saj të hetimit të ngjarjes.

arber paplekaj

Sondazh

Poll