Aktualitet

'Më mori në telefon, më tha na kanë rrahur'/ Sherri për guroren, vëllai i njërit prej të plagosurve: Xhelal Rraja ishte me patllake në dorë

Murat Maja, ka treguar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

7 Korrik 2023, 13:41 Nga A.B
'Më mori në telefon, më tha na kanë rrahur'/
Murat Maja

KRUJË- Vëllai i Jashar Majës, i cili mbeti i plagosur në sherrin në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona e goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Murat Maja, ka treguar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shendetësore.

“Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeccare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë.

Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qendrojë. Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelal Rraja me patllake në dorë. Ne kemi denoncuar guroret, nuk ka është kthyer asnjë përgjigje”-tha ai.

Vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja denoncuan gruroret, për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Kjo solli konfliktin mes dy fiseve./Dosja.al

jashar maja grupi i rrajave konflikti ne kruje

Sondazh

Poll