Aktualitet

Nga administrator i klubit të futbollit, te konflikti me thika në Tiranë, kush është administratori i “Korabit” i dënuar me burg

Ai është emër i njohur në futbollin shqiptar pasi prej vitesh, së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi.

7 Korrik 2023, 11:38 Nga A.B
Nga administrator i klubit të futbollit, te konflikti me thika në
Fhemi Meziu

TIRANË- Ditën e sotme është vënë në pranga administratori i klubit të futbollit 'Korabi' në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu), pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.

Ai është emër i njohur në futbollin shqiptar pasi prej vitesh, së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Para vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, ndërsa pas këtij viti kishte një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t'u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë. Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit të sportit, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses./Dosja.al

fehmi meziu diber

Sondazh

Poll