“Vrite”/ SHERRI në Fushë-Krujë, grupi i 'Rrajave' qëllon me shkopinj bejsbolli e shqelma dy persona (VIDEO)
Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave.
KRUJË- Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja. Këto të fundit, të pajisur me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuarBilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës.
Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma.
"Gjuaje k... Më fort! Më fort! thonë ata intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve.
Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al
Sondazh
Atentati ndaj Bejtjas/ 'RENEA' dhe 'FNSH' në Nikël dhe Tapizë, disa të shoqëruar
Foto ilustruese TIRANË- RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës, në kuad&...
I arrestuar për atentatin në Larushk, ky është Valter Bami (FOTO)
Valter Bami TIRANË- Ky është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, për ...
Vrasja e Nikulajt/ Merr fund arratia! Arrestohet në Londër Harry Simpson, anglezi pjesë e grupit të Haxhisë
Ardian Nikulaj dhe Harry Simpson TIRANË- Pas shumë ditë kërkimesh arrestohet anglezi Harry Simpson, i përfshirë në vrasj...
“Bjeshkët e Nemuna” në Kukës/ Asgjësohen 894 bimë narkotike cannabis sativa, 'e pësojnë' kryetarët e fshatrave
Lenda narkotike KUKËS- Gjenden 894 bimë kanabisi në Kukës. Policia ka proceduar penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe...
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion në Itali, arrestohet administratori i klubit të futbollit 'Korabi'
Momenti i arrestimit TIRANË- Një 51-vjeçar nga Dibra i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është v&e...
'Gërdeci'- Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, avokati: Gjykata do prokura të reja
Fatmir Mediu TIRANË- Shtyhet për herë të katërt seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes së seancës ...
Nisin regjistrimet për nxënësit në klasat e 10-ta, ja deri kur është afati
e-Albania TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar mëngjesin e sotëm se kanë nisur rregjistrimet për klasat e...
Merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Policia VLORË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se mashtronte qytetarët me makin...
Atentati në Larushkë/ Arrestohet Valter Bami, 'prova' që e çoi në burg, dëshmia: Isha në shtëpi
Gentian Bejtja dhe Valter Bami TIRANË- Valter Bami u arrestua pasditen e djeshme nga Policia në Tiranë. Ai u shoqërua në...
Zjarr në një banesë në Vlorë, ndërhyjnë 8 zjarrëfikës, shpëtohen familjarët
Foto ilustruese VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në...
