Aktualitet

I arrestuar për atentatin në Larushk, ky është Valter Bami (FOTO)

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

7 Korrik 2023, 10:38 Nga A.B
I arrestuar për atentatin në Larushk, ky është Valter Bami
Valter Bami

TIRANË- Ky është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, për shkak se dyshohet si autor i atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi. Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se sipas veprimeve hetimore, 37-vjeçari ka qëlluar atë natë.

Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për Bamin. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të “armëmbajtjes pa leje”./Dosja.al

valter bami

Sondazh

Poll