Atentati në Larushkë/ Arrestohet Valter Bami, 'prova' që e çoi në burg, dëshmia: Isha në shtëpi
Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet nga policia. Fillimisht ai u shoqërua të martën, disa orë pas ngjarjes në fjalë, por u la i lirë.
TIRANË- Valter Bami u arrestua pasditen e djeshme nga Policia në Tiranë. Ai u shoqërua në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 4 Korrik në Larushkë të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet nga policia. Fillimisht ai u shoqërua të martën, disa orë pas ngjarjes në fjalë, por u la i lirë.
Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, u bë e ditur se Bami u arrestua dhe i ishin marrë shenjat e gishtave. Nga ekspertiza rezultatet e të cilës dolën një ditë më parë doli se në dorën e majtë të Bamit janë konstatuar mbetje baruti, ç'ka nënkupton se ka shtënë me armë zjarri natën e vrasjes.
Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, Bami ka thënë se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.
Mirëpo, në dëshminë e tij, Bami deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, e se kishte salduar, ndaj kishte mbetje baruti, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Deri me tani akuzën e ka për armëmbajtje deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin./Dosja.al
Sondazh
Zjarr në një banesë në Vlorë, ndërhyjnë 8 zjarrëfikës, shpëtohen familjarët
Foto ilustruese VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në...
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 36°C, parashikimi për sot
Moti TIRANË- Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjith...
Masakra në Larushkë, momenti kur i 'forti i Niklës’ shoqërohet nga policia në komisariat (VIDEO)
momenti i arrestimit te Valter Bamit TIRANE- Valter Bami është arrestuar si person përgjegjës në lidhje me vrasjen e ndodhur tre d...
Kush është fajtor për ftohjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri? Gazetari: Shqiptarët i njohin mirë legenat
perplasja Kurti-Rama TIRANË- Marrëdhënia e ftohur mes Ramës e Kurtit ka marrë vemendjen në Shqipëri, Kosovë e m&eu...
Atentati ndaj Bejtjas/ Arrestohet Valter Bami, Policia: Në dorën e majtë kishte gjurmë të qitjes me armë zjarri
Gentjan Bejtja TIRANË- Arrestohet për armëmbajtje pa leje Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Kru...
Zv.ministrja e Shëndetësisë: S’kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet publike, bluzat e bardha janë të lirë të lëvizin
Entela Ramasoçaj TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramasoçaj, është shprehur se të gjitha spital...
Ndotje akustike dhe bllokim aksesh, Shoqata e Operatorëve Turistikë kërkesë Ministrisë së Turizmit: Të ndërpriten punimet deri në 15 shtator
foto ilustruese Shoqata e Operatorëve Turistikë për jugun, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedi...
I dyshuari KRYESOR? Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet për të dytën herë në polici Valter Bami
Gentian Bejtja TIRANË- Valter Bami është shoqëruar sërish në polici, si person i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejt...
Sherri në Himarë, policia: S'ka të dëmtuar, ndërhyrja në kohë neutralizoi dy palët e përfshira në konflikt
Policia VLORË- Pas sherrit që ndodhi ditën e sotme mes disa biznesmenëve në zonën e Llamanit, ka reaguar edhe Policia. Forcat...
“Ikja e ‘trurit’ në sektorin shëndetësor”/ Shqipëria kopjoi Nigerinë? Edhe aty u ndalohet lëvizja jashtë vendit për 5 vite
protesta e studenteve TIRANE- Studentët e Mjekësisë zhvilluan paraditen e sotme një protestë kundër projekligjit të qev...
