Aktualitet

Zjarr në një banesë në Vlorë, ndërhyjnë 8 zjarrëfikës, shpëtohen familjarët

Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.

7 Korrik 2023, 07:29 Nga A.B
Zjarr në një banesë në Vlorë, ndërhyjnë 8
Foto ilustruese

VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete.

Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët. Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda./Dosja.al

digjet banesa ne vlore vlore

Sondazh

Poll